Zyrtari i lartë i SHBA’së: Do t’u tregoj miqve në Beograd se jemi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës

0
Loading...

Ndihmës-Sekretari i Shtetit, Wess Mitchell ka thënë se askush nuk mund të vëjë veto sa i përket sigurisë në Kosovë.

Gazetarët e kanë pyetur atë në rast se me këtë konstatim, aludonte në trasnformimin e FSK’së në ushtri.

Mitchell nuk e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se SHBA’të vazhdimisht kanë qenë përkrahëse të transformimit të FSK’së dhe do të vazhdojnë të jenë kështu, shkruan Periskopi.

Madje, Mitchell ka thënë se do t’ua përsëris këtë edhe politikanëve në Beograd.

“SHBA kanë qenë mbështetës i ngushtë i transforimit të FSK’së, do të vazhdojmë të mbështesim atë transformim. Miqtë tanë në Beograd janë të njoftuar me pozicionin e Amerikës dhe do të përsëris këtë edhe në Beograd”, ka thënë Mitchell.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka takuar ndihmës-sekretarin e Shtetit të SHBA’së, ëess Mitchell. Ata kanë diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi, sigurinë në Kosovë, ekonominë, luftimin e korrupsionit dhe transformimit të FSK’së në ushtri.

“Ju zotova zotit Mitchel se shteti i Kosovës është duke punuar aktivisht dhe shumë përgjegjshëm që të konsolidojë shtetin në rrafshin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar. SHBA’të kanë vazhduar dhe vazhdojnë të mbesin partner strategjik i Kosovës”, ka thënë Thaçi, shkruan Periskopi.

“Falënderoj zotin Mitchel dhe administratën Trump për vëmendjen që po i kushtojnë Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor për të lëvizur më shpejt në perspektivën atlantike. Informova zotin Mitchel përkushtimin tonë që të përmbyllet sa më shpejt cështja e demarkacionit me Malin e Zi që Kosova të kalojë këtë hap vendimtar për liberalizimin e vizave. Shpresoj që partnerët e koalicionit janë duke punuar edhe me Listën Serbe që të përmbyllet çështja e demarkacionit. Diskutuam edhe hapat e mëtutjeshëm që FSK do të ndërmerr për themelimin e Forcave të Armatosura. Diskutuam edhe për mundësinë e vazhdimit të dialogut të shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë si mundësi e plotë që do të çonte drejt një fryme pajtimi”, ka thënë Thaçi transmeton Periskopi.

Ndërkohë, Mitchell, ka deklaruar se askush nuk do të mund të vëjë veto në Kosovë, sa i përket sigurisë në vend. Ai ka aluduar në këtë, në lidhje me trasnformimin e FSK’së në ushtri.

Ka dhënë mesazh që të votohet demarkacioni dhe të luftohet korrupsioni në vend, shkruan Periskopi.

“Ishte shumë me rëndësi që në udhëtimin tim të parë ta filloj udhëtimin tim të parë në Kosovë. Ne kemi marrëdhënie hsumë miqësore dhe administrate jonë do të vazhdojë ta thellojë edhe më tej këtë miqësi.

SHBA’të janë për një Kosovë demokratike shumë etnike dhe tqë vazhdojë rrugëtimin e saj euro atlantik. Kam folur për bashkëpunimin e Kosovës dhe SHBA’së në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe në veçanti marrëdhënien që kemi me Kosovën në luftën kundër ISIS’it”, shkruan Periskopi.

“Kosova ka shënuar 10 vjetorin e saj si shtet dhe ka arritur shumë në ndërtimin e institucioneve të saj të besueshme. Vendi duhet të ndërmarrë edhe hapa të rëndësishëm gjatë këtij viti në rrugën e saj perëndimore. Kosova duhet të jetë shumë e angazhuar në dialogun me Serbinë, rëndësinë e demarkacionit me Malin e Zi dhe rëndësinë e saj për liberalizimin e vizave dhe theksova para presidentit dhe do ta them edhe këtu se askush nuk ka veto sa i përket sigurisë në Kosovë. Folëm edhe për luftimin e korrupsionit për të ardhmen demokratike të Kosovë. SHBA kanë qenë dhe do të vazhdojnë te jenë duke punuar krah për krah me Kosovën”, ka thënë ai./Periskopi/

Share.

About Author