19 vjet nga nisja e sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë: ja si i kujtojnë Thaçi e Haradinaj

0

Janë mbushur 19 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Sulmet filluan në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, i cili mbajti një fjalim para popullit amerikan duke thënë se “ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë, por presidenti Millosheviç, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”.

Këtë datë historike e kanë kujtuar edhe presidenti Thaçi e kryeministri Haradinaj.

“U jemi përjetësisht mirënjohës SHBA-së, shteteve të BE-së dhe Aleancës së NATO-s, që me intervenimin e tyre hapën kapitullin e çlirimit të Kosovës. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e paqes, sigurisë dhe për një të ardhme në fqinjësi të mirë në tërë rajonin”, shkruan Thaçi në Facebook.

Kurse Haradinaj, 24 marsin e ka ndërlidhur si datë të dyfishtë.

“Serbia e ka marrë përgjigjen me 24 mars ’98 (ku cak i forcave serbe ishte familja Haradinaj) dhe më 24 mars ’99 nga NATO, por kjo, nuk do të thotë, se me Serbinë sot nuk duhet mbyllur edhe kapitujt e fundit të hapur në paqe e fqinjësi”,ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviç dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike.

Share.

About Author