Aksident në Llapushnik, në magjistralen Prishtinë-Pejë

0

Bora që ka rënë këto ditë, ka bërë që të shtohet numri i aksidenteve në komunikacion.

Një aksident ka ndodhur sot, në magjistralen Prishtinë – Pejë, përkatësisht në fshatin Llapushnik.

Dy vetura janë përplasur, teksa njëra është rrokullisur dhe ka dalë jashtë rrugës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ndërkaq, nuk dihet nëse ka të lënduar.

Share.

About Author