Arrestohet importuesi i mishit të prishur nga Belgjika, katoliku Anton Jupa

0
Loading...

Pronari i Kompanisë “Euro Ida”, katoliku Anton Jupa është arrestuar para pak çastesh nga Policia e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala. Ai tha se Jupa, është arrestuar afër kompanisë së tij në Rahovec.

“Po, është e vërtetë që është arrestuar. Ai disa ditë nuk ka qenë fare në Kosovë, dhe në momentin kur e morën lajmin se ai gjendet në Kosovë, ne dërguam ekipet policore, të cilat kanë arritur që ta kapin afër objektit të kompanisë së tij në Rahovec”, ka thënë Shala.

Ai bëri të ditur se Jupa është duke u intervistuar në këto çaste nga Policia e Kosovës, dhe më vonë do të merret vendimi lidhur me procedurat e mëtejme.
“Tash për tash, është duke u intervistuar nga ana e Policisë, dhe më vonë do të marrim vendim se çka do të bëhet”, ka thënë Shala.

Anton Jupa, pronar i Kompanisë “Euro Ida”, kompani nga Rahoveci dhe kishte importuar mish nga kompania belge në muajt maj dhe qershor të vitit 2016. Mishi që kompania e tij, e kishte importuar nga kompania belge “Veviba”, kishte qenë i prishur.

Gazeta Metro ka raportuar këto ditë për skandalin e dy prej kompanive më të mëdha të marketeve në Kosovë, ETC dhe Viva Freshin.

Këtyre dy rrjeteve u ishin konfiskuar mijëra kilogramë mish i prishur, por ende nuk është vërtetuar nëse origjina e tij ishte Belgjika.

Share.

About Author