Beogradi i mbyll Kosovës portat e energjisë, KOST: rrezikon ç’kyçja e gjithë sistemit

0

Kosova rrezikon të mbesë pa energji si pasojë e ndalimit të sistemit energjetik rajonal. Këtë e ka bërë të ditur në një komunikatë, enti energjitik i Kosovës, KOST.

Sipas KOST-it, Serbia ka bllokuar portat e kalimit të energjisë për Kosovë që furnizojnë edhe Shqipërinë.

Ky bllokim bën që jo thjesht të ndalojë importin, por edhe bllokon linjat e transmetimit që funksionojnë si rrjet.

“KOSTT sh.a, përmes një shkrese të dërguar ZRrE-së gjithashtu njofton që Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (ENTSO-E) ka kërkuar në mënyrë strike nga KOSTT që të ndërpret devijimet nga rrjeti interkonektiv evropian, në të kundërtën nëse vazhdohet me këtë sjellje të devijimeve ndaj interkoneksionit evropian, atëherë ENTSO-E do të shkyç KOSTT-in nga Zona Sinkrone e Evropës Kontinentale, çka nënkupton izolimin e tërë sistemit elektroenergjetik të Kosovës, pamundësimin e importit të energjisë elektrike nga regjioni, sistemi elektroenergjetik i Kosovës nuk do të mund të operonte i izoluar për shkak të parametrave teknike të njësive gjeneruese ekzistuese si dhe të gjithë konsumatorët e Kosovës do të mbeteshin pa furnizim me energji elektrike, ku do të cenohej funksionimi i vendit dhe funksioneve vitale publike.

KOSTT do të veprojë konfrom shkresës zyrtare/kërkesës së ZRRE për reduktimet dhe në qoftë se vjen deri të shkyçja e Kosovës/KOSTT nga rrjeti interkonektiv evropian, si pasojë e mosbalancimit të sistemit elektroenergjetik (gjegjësisht mosbalancimit të sistemit përmes reduktimeve të konsumit si masë e fundit, që nuk ndërlidhen kurrsesi me furnizimin e konsumit të pjesës veriore të Kosovës), KOSTT nuk mban asnjë përgjegjësi për pasojat e mundshme të lartshënuara!”, theksohet në shkresën e entit të energjisë së Kosovës.

Share.

About Author