Djali i Hashimit, Endrit Thaçi, jetë luksi mbi kurriz të qytetarëve të varfër

0

Aventurat e shumta të djalit të Presidentit Hashim Thaçit, nuk kanë të ndalur. Vesi i keq, i trashëguar nga i ati po e shoqëron edhe jetën e Endritit. Mjafton të shikoni fotot e tij në Instagram për të parë luksin që e shoqëron jetën e djalit të presidenti të vendit. Fotografia e parë që Endrit Thaçi, fëmija i vetëm i presidentit Hashim Thaçi e ka postuar në Instagram është nga Cyrihu i Zvicrës e publikuar me 22 dhjetor 2012. Nga atëherë Endriti nuk ndalon dot së postuari foto nga vizitat e tij të shumta që nga Austria dhe bjeshkët e saja, pastaj nga Parisi një foto nga Kulla e Eifel- it, e deri tek New York-u dhe Londra. Mandej, ka vizituar edhe plazhet e Majamit në Florida të SHBA-së. Mjafton që Endriti të dëshirojë, do të bëhet realitet, kështu ndodh në shtetin më të varfër në Evropë, ku shifra mbi 35 % e të papunëve vazhdon të sfidojë shtetin e Kosovës. Derisa bashkëmoshatarët e tij, këso udhëtime i shohin vetëm në ëndrra për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave dhe shkallës së lartë të varfërisë, kjo nuk e pengon aspak Endritin që në kurriz të qytetarëve të vendit të bëjë jetë luksi. Kjo ngase para se Hashimi të bëhej kryeministër, e pastaj president, udhëtimet më të shpeshta të Endriti ishin në Burojë të Skenderajt. Shpenzimet e udhëtimeve të tilla mbulohen nga buxheti i varfër i shtet, i cili mbushet nga tatimet e qytetarëve të varfër, pasi që Endrit Thaçi zyrtarisht nuk ka të ardhura personale. Një gjë e tillë është e mjaftueshme për prokurorinë që të fillojë hetimet për abuzim me paranë e qytetarëve, pa asnjë lloj përgjegjësie.

Kapja e shtetit nga familja Thaçi është e ndërtuar mbi skemën e kompanive të biznesit të ndërtimit, pastaj të naftës, të pasurive minerare, energjisë dhe sigurimeve. Hashimi me vëllezërit nisën të krijonin kompani vetëm disa muaj pas ardhjes së tij në pushtet. Tani ata kanë lidhje me kompani të fuqishme private nga ku diktojnë çdo tenderë që jepet. Hashimi ka krijuar lidhje të fuqishme me biznesmenë të ndryshëm nga ku ka siguruar kapjen e shtetit në të gjitha segmentet me oligarkët e vet. Dy nga vëllezërit e Hashimit, Blerim dhe Idriz Thaçi, kanë në pronësi kompleksin banesor “Iliria Building”, i ndërtuar gjatë vitit 2012 në lagjen Mati 1 në Prishtinë, pastaj gurthyesit “Geo Mineral”, me bazë në Astrazub të Malishevës etj. Pa harruar edhe Gani Thaçin, i cili është vëllai i madh i presidentit.

Ai ka qenë pjesë e vendimmarrjes në industrinë e sigurimeve ku mban një pozitë të rëndësishme në organizatën që monitoron këtë. Ky i fundit flitet edhe për shpërdorim të mjedrave në lidhje me transportin në Serbi, nga ku ka arritur që t’ua zbres çmimin kultivuesve të saj, që të përfitojë më shumë. Perandori e Thaçëve iu siguron atyre të ardhura të shumta, ndonëse Hashimi këtë e ka fshehur. Sipas raportit të AKK-së, pasuria e paluajtshme e presidentit Thaçi arrin vlerën 260.000 euro. Me një pagë me të hyra vjetore rreth 31 mijë euro ndërsa të hyrat e bashkëshortes janë rreth 18 mijë euro, nuk mund të bëjë Endriti jetë luksi. Derisa shumica e qytetarëve të vendit nuk kanë shkuar më larg se Shqipërinë, Endriti vazhdon të shëtis botën në kurriz të qytetarëve. Hashimi jo vetëm veten, por edhe djalin e tij e ka shndërruar në njeri të papërgjegjshëm, i mësuar të jetojë mbi kurriz të të tjerëve.

Share.

About Author