Edhe në Skenderaj konfiskohet mish i prishur

0
Loading...

Gjatë këtij inspektimit nuk është hasur në produkte të mishit të importuara nga shteti Bleg, por shumica prej tyre me origjinë vendore. Po ashtu, siç ka treguar Komuna, gjatë inspektimit në mishtore, nuk është hasur produkte të mishit të importuara, por produkte vendore.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të komunës për mishin e konfisksuar:

Kryetari i komunës së Skenderajt,  Bekim Jashari, pas shqetësimeve të fundit lidhur me skandalin e produkteve të mishit të importuara në Kosovë nga shteti i Belgjikës, ka kërkuar që të ketë kontroll të rreptë në qytetin e Skenderajt dhe si rrjedhojë duke pasur qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit, janë zhvilluar aktivitete inspektuese në 3(tre) qendrat më të mëdha tregtare në qytet, si dhe në 4(katër) mishtore .

Gjatë inspektimit nuk është hasur në produkte të mishit të importuara nga shteti Belg, shumica e produkteve janë me origjinë vendore. Po ashtu në mishtoret në komunën tonë, gjatë inspektimit nuk është hasur në shitje produkte mishi të importuara, ndërsa sa i përket produkteve që kanë hasur në shitje kryesisht kanë qenë prodhime vendore.
Gjatë aktivitetit inspektues, janë inspektuar edhe shitësit ambulant të cilët tregtojnë produkte të mishit me origjinë vendore.

Me këtë rast janë konfiskuar këto produkte:

Mishë i ngrirë 6 pako, virshlle 4 pako, mish gjedhi i tymosur 5 copë, si dhe qofte 6 pako, në sasi prej 30kg.
Këto produkte janë konfiskuar pasi që është konatstuar që janë jo të sigurta për tregun,(dëmtime në ambalazh, jashtë afateve të perdorimit si dhe mungesë të faturave).
Ndaj këtyre subjekteve do të merren masa ndëshkimore konform ligjeve.

Share.

About Author