Epopeja e UÇK-së në Dukagjin, Arsim Ramadani viziton familjen Haradinaj (FOTO)

0

Me aktivitete të ndryshme po shënohet sot në Dukagjin 18-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë.

Nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Deçanit, sot po mbahet manifestimi qendror në nderim të kësaj ngjarjeje me rëndësi për luftën për liri në Kosovë, të viteve 1998/99.

Vizitave të ndryshme anë e kënd Kosovës, vijojnë të shkojnë tek familja Haradinaj.
E sot familja Haradinaj kishte edhe një mysafir të veqantë.
Në vizitë tek kjo familje ishte Arsim Ramadani, ish-pjestarë i Njësitit Special “Tigrat e Zi” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas më shumë se 15 viteve të padrejtësive nëpër burgjet e Kosovës, ish-luftëtari i lirisë, Arsim Ramadani, viziton bashkëluftëtarët e tij.
Në pritje të kësaj vizite ishte Daut Haradinaj, i cili e priti personalisht Arsim Ramadanin./DRENICASOT.

 

Share.

About Author