Kosova sot miqësore me Madagaskarin, a do e nis me fitore trajneri zviceran?

0
Loading...

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sot luan ndeshjen e parë ndërkombëtare në vitin 2018, ku do të përballet me Madagaskarin në Francë, në një ndeshje miqësore që fillon nga ora 19:00.

Trajneri zviceran, Bernard Challandes, që pak ditë më parë mori drejtimin e përfaqësueses, këtë sfidë e ka cilësuar jo të lehtë.

“Them se ne as nuk duhet e as nuk jemi në pozitë për ta nënçmuar asnjë ekip. Secili ekip që vihet përballë nesh është një ekip që e meriton respektin më të madh. Madagaskari ka luajtur një lojë shumë të mirë kundër Togos. Kam qenë i befasuar me cilësinë e lojës. Ne ndoshta mendojmë që ai është një vend i vogël por ka një ekip shumë, shumë të mirë. Ne duhet të bëjmë një lojë shumë të mirë për të pasur sukses”, ka thënë para ndeshjes Challandes.

Tekniku zviceran do të ketë rastin që nga afër të sheh cilësitë që posedojnë futbollistët që veshin fanellën e Kosovës.

Përfaqësuesja pas ndeshjes me Madagaskarin, do të luajë miqësoren tjetër kundër Burkina Fason.

Share.

About Author