Kurti ia nxjerrë “të palarat” Haradinajt: S’e ka problemin me Rexhën , por me ….

0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka reaguar pas përplasjes verbale mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetit të VV-së Rexhep Selimi, sot në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri i nervozuar e ka quajtur rrenc ish-bashkëluftëtarin e tij, kur ky i fundit ia përmendi punën e Demarkacionit me Malin e Zi.

Por, Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Haradinaj po i sulet Selimit, pse ai nuk u vra në luftë dhe nuk u arrestua, përcjell Bota sot.

Ai ka treguar se pse Haradinaj, problemin e ka me veten e tij e jo me deputetin e Vetëvendosjes, por me Hashim Thaçin, i cili tani e ka në dorë kryeministrin.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Kurtit:

Më drejtohej mua e fliste për Rexhep Selimin. Nuk e kuptova pse. Rexha doli nga salla e seancës plenare, e kryeministri Haradinaj mori fjalën dhe fliste kundër tij. Pasi që ju përgjigj Rexha, m’u bë e qartë shumëçka nga reagimi i dytë i kryeministrit. Ai kishte humbur toruan dhe gjaknxehtë shfrynte kundër Rexhës. Çka i kishte bërë Rexha? Po, Rexha nuk është arrestuar nga ‘drejtësitë’ me gjemba vendore e ndërkombëtare të pasluftës dhe nuk u vra në luftë siç nuk u vra as Haradinaj. Ndoshta kryeministri s’kishte çka t’i bënte Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Xhavit Halitit me të cilët u bashkua dhe po i sulej Rexhep Selimit? Ç’ishte ky siklet i papërmbajtur i kryeministrit?

Ramush Haradinaj e ka pasur në dorë Hashim Thaçin derisa nuk ia ratifikoi ‘demarkacionin’ pardje. Tash janë ndërruar rolet: Hashim Thaçi e ka në dorë Ramush Haradinajn. Duket që Haradinaj ka besuar se është bërë kryeministër për shkak të ideve të tija zhvillimore në fushën socio-ekonomike dhe edukativo-arsimore. Ai ka harruar se me 10 deputetë nuk bëhesh dot kryeministër, se kryeministër ai është bërë pikërisht për ta kaluar ‘demarkacionin’ në Kuvend. Thaçi e Veseli e Haliti që kanë shpëtuar pa asnjë therrë nga lufta e paslufta nuk ia kanë më nevojën Haradinajt si para 21 marsit. Haradinaj dikur i kishte rënë gjarpërit në kokë porse tash e kapi për bishti. Dihet pjesa e mbetur e fabulës…

Me fjalë të tjera, Haradinaj nuk e ka me Rexhën, e ka me vetveten e tij. Nuk e ka me Rexhën që e kishte afër në luftë e protesta, por me vetveten e tij që u largua prej Rexhës.

Share.

About Author