Ky është personi që vdiq sot në Mitrovicë pasi që iu dogj shtëpia

0
Loading...

M.F. rreth moshës 87 vjeçare nga Mitrovica ka humbur jetën sot tragjikisht rreth orës 14:20, pasi shtëpia e tij ishte kapluar nga zjarri.

Ahmet Gjosha, komandant i policisë në Mitrovicë, ka bërë të ditur për KosovaPress se viktima rreth moshës 87 vjeçare në kohën e incidentit ka qenë vetëm në shtëpi. Sipas tij, deri tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, por njësitë përgjegjëse janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e rastit.

“Njësitë policore kanë marr informatën diku rreth orës 14:28 se në rrugën ‘Nexhip Draga’ është duke u djegur një shtëpi. Njësitë policore duke përfshirë njësitë e zjarrfikësve, KEDS-it, edhe njësia e mjekëve, kanë dal me shpejtësi në vendin e ngjarjes, kanë tentuar me shua zjarrin, por ka qenë një person që ka banuar këtu i moshës diku 87 vjeçare dhe si pasojë i njëjti ka pësuar dhe ka mbetur në vendin e ngjarjes, si dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku”, ka thënë Xhosha.

Ndërsa, Leutrim Behrami, njëri nga qytetarët i cili gjatë kohës së zjarrit ka qenë duke punuar jo shumë larg nga shtëpia e djegur, tha se përveç se ka parë tymin dhe njësitë të cilat kanë intervenuar, nuk ka arritur të shoh më shumë, sepse shtëpia që është djegur ndodhet në thellësi prej më shumë se 30 metra nga rruga.“Qysh kam qenë duke punuar, veç kam parë qysh ka shku tymi andej dhe kam parë policinë dhe zjarrfikësit. Kam dëgjuar prej njerëzve këtu se një plak ka mbetur, shkaku s’po dihet akoma”, tha ai.

Share.

About Author