Për herë të parë në histori, Arabia ia lejon Izraelit përdorimin e hapësirës ajrore

0

Kryeministri Benjamin Nettanyahu theksoi se Arabia Saudite përveç kompanisë ajrore izraelite El-Al, ka lejuar përdorimin e hapësirës së saj ajrore për avionët e kompanive që futurojnë në destinacionin Indi-Izrael.
Kryeministri izraelit Benjamin Nettanyahu njoftoi se Arabia Saudite ka lejuar përdorimin e hapësirës së saj ajrore për avionët që futurojnë nga India drejt Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës “Jerusalem Post”, kryeministri Benjamin Nettanyahu në një deklaratë për gazetarët gjatë vizitës së tij në SHBA ka theksuar se Arabia Saudite përveç kompanisë ajrore izraelite El-Al, ka lejuar përdorimin e hapësirës së saj ajrore për avionët e kompanive që futurojnë në destinacionin Indi-Izrael.

Sipas gazetës, Netanyahu në deklaratën e tij duke vënë theksin në “lehtësinë” e treguar nga Arabia Saudite është shprehur se “Kompania ajrore e Indisë kur të fillojë gjatë javëve të ardhshme fluturimet e saj mes New Delhi dhe Tel Aviv-it, koha e udhëtimit në kryeqytetin e Indisë do të jetë i njëjtë me udhëtimin në Londër”.

Pasi ka vënë theksin se Arabia Saudite nuk ka dhënë leje për kompaninë ajrore izraelite El-Al, Netanyahu në deklaratën e tij për gazetarët pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump tha se kompania ajrore e Indisë me marrëveshjen e kryer me Arabinë Saudite do të zhvillojë udhëtime drejtpërdrejtë nga New Delhi në Tel Aviv mbi hapësirën ajrore të Arabisë Saudite.

Muajin e kaluar, mediat izraelite njoftuan se Arabia Saudite ka lejuar përdorimin e hapësirës së saj ajrore për kompanitë ajrore që fluturojnë nga New Delhi në Izrael.

Por Autoriteti i Aviacionit Civil të Arabisë Saudite me një deklaratë në atë periudhë theksoi se nuk kishin lejuar që asnjë avion izraelit të kalonte nga hapërisa e tyre ajrore.

Share.

About Author