Ramush Haradinaj pret mysafir në kullën e Gllogjanit

0

Sot shënohet 20 vjetori i zhvillimit të betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan.

E njohura si “Epopeja e Dukagjinit”, sot ka mbledhur shumë njerëz dhe figura të njohura publike. Nikoqir i të gjithë këtyre vizitorëve sot do të jetë familja Haradinaj, në krye me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në Deçan pritet që gjatë gjithë ditës të mbahen shumë aktivitete, duke filluar me homazhe tek varret e dëshmorëve dhe Akademinë përkujtimore.

Duke rikujtuar datën e 24 marsit të vitit 1998 në Gllogjan, ku është zhvilluar beteja nga Forcat e UÇK-së dhe forcat e armikut./Indeksonline/

Share.

About Author