Rënia e temperaturave, efektet negative në bujqësi

0
Loading...

Rënia e temperaturave ka nisur të japë efektet e para negative në bujqësi. Ndikimi më i madh është në pemët e krasitura. Bujqit ankohen për mos mbështetje nga Ministria dhe komunat ndërsa shpresën e kanë se temperaturat e ulëta do të kalojnë shpejt.

Profesori në Fakultetin e Bujqësisë Imer Rusinovci, thotë se për pjesën më të madhe të të mbjellave, bora që ka rënë do të shërbejë si mbrojtëse e tyre.

Mirëpo pemët të cilat veçse kanë filluar të çelin nëse nuk janë marrë masa të mbrohen, mund të dëmtohen rëndë.

Sinoptikët kanë parashikuar që deri të shtunën e kësaj jave do të jenë nën zero për tu rritur në ditët në vijim.

Share.

About Author