Selimi nuk hatërohet – bashkë me Kurtin në Gllogjan tek Haradinajt (VIDEO)

0
Loading...

Bashkëluftëtari i tij, tani kryeministri i Kosovës, e quajti gënjeshtar, por Rexhep Selimi nuk është hatëruar.

Selimi, bashkë me liderin e partisë, Albin Kurtin dhe disa deputetë të tjerë të Vetëvendosjes, ka qenë ndër njerëzit e shumtë që ka vizituar Gllogjanin e Haradinajt në 20 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, njofton Klan Kosova.

“Në nderim të dëshmorëve të Lirisë, në nderim të luftës së UÇK-së dhe gjithmonë në rrugën e drejtë të amanetit të dëshmorëve”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në Facebook ku edhe ka shpërndarë disa foto të vizitës së tij në Gllogjan.

Haradinaj e Selimi patën një përplasje në seancën e fundit të kuvendit të Kosovës, ku, pos tjerash, Haradinajt i tha Selimit se kur ai po e akuzon atë, “po rren”.

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing and outdoor

Image may contain: 4 people, people standing and shoes

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and outdoor

Share.

About Author