Shokuese/ Vdekja e adoleshentes që udhëtonte nga Saranda në Janinë, hetimet: Vajzës iu hoq mitra dhe truri…

0

Të dhëna tronditëse janë publikuar nga mediat greke lidhur me përgjigjen e autopsisë së adoleshentes shqiptare Konstandina Anagnosti, e cila humbi jetën në taksi duke u udhëtuar nga Saranda në Janinë.
Mjeku-ligjor Theodoros Vougiouklakis, i cili ka vulosur dhe firmosur autopsinë, e cila ka treguar se Konstandinës i ishin hequr organet vitale në mënyrë jo profesionale dhe jashtë çdo standardi të mjekësisë ligjore.
Sipas tij, nga trupi i 16-vjeçares mungonte baza e gjuhës, epiglotisi, trakeja, laringu, mitra dhe truri. Kurse në gjakun dhe në analizat e urinës që iu bënë, u konstatuan sasi të larta të likodainës (lloj anestezie).
Duke iu referuar burimeve të veta, “EspressoNews” shkruan se edhe vet mjeku-ligjor i Universitetit të Janinës ishte habitur nga metoda jo profesionale e ekspertizës mjeko-ligjore që i ishte bërë 16-vjeçares në Shqipëri.
Ai madje ka kërkuar para hetuesve edhe bërjen e një testi gjenetik për t’u identifikuar organet që pala shqiptare dërgoi për analiza në Greqi.
Më 15 Nëntor të vitit 2014, Konstandina Anagnosti kishte shkuar tek dentisti në Sarandë me një taksist grek. Gjatë kthimit për në Janinë, ku banonte me të ëmën, 16-vjeçarja humbi ndjenjat në makinë dhe mbërriti pa jetë në spital. Ekspertiza mjeko-ligjore në Shqipëri doli në konkluzionin se vajza humbi jetën nga shkaqe natyrale dhe pushoi hetimet.
Babai i adoleshentes, Jorgo Anagnosti i cili nuk banonte me familjen e tij pasi është i divorcuar nga bashkëshortja, bëri kallëzim në Policinë e Janinës që kjo ngjarje të hetohej deri në fund. Ai ka pretenduar vazhdimisht se vajza e tij nuk ndërroi jetë për shkaqe natyrale. Hetimi në Greqi po vazhdon ende, kurse taksisti grek që po e shoqëronte ndiqet penalisht. Tashmë, faktet e reja të mjekut ligjor në Janinë, kanë shokuar edhe vet hetuesit që po përpiqen të zbardhin këtë ngjarje.

Share.

About Author