SHQIPTARËT, GRUPI I TRETË MË I MADH I TË DËNUARVE NË BURGJET NË BRITANI

0
Loading...

Shqiptarët e arrestuar në Britani të Madhe përbëjnë grupin e tretë më të madh të të huajve që gjenden në burgjet britanike, si në Angli edhe në Uells, pas irlandezëve dhe polakëve, duke iu kushtuar rreth 53 milionë stërlina taksapaguesve britanikë.

Sipas shifrave të Ministrisë britanike të Drejtësisë, rritja e bandave të drogës ka trefishuar numrin e shqiptarëve të arrestuar nëpër burgjet britanike, teksa gjatë vitit të kaluar numri i tyre arriti në 726 vetë.

Tablodi britanik “Daily Mail” thekson se, shumica e kriminelëve janë dënuar për vrasje, drogë dhe vepra të karakterit seksual.

Share.

About Author