Thaçi: Përjetësisht mirënjohës SHBA-së, BE-së e NATO-s

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se kosovarët u janë përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atyre të Bashkimit Europian dhe NATO-s, për intervenimin në Kosovë.

Thaçi ka kujtuar në llogarinë e tij në Facebook sulmet ajrore të aleancës Veri-atlantike të para 19 vjetëve – me 24 janar 1999.

“Pasi përpjekjet diplomatike ndërkombëtare nuk e ndalën agresionin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, ndërhyrja e NATO-s kishte mbetur alternativë e vetme për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullit tonë”, shkruan Thaçi.

“U jemi përjetësisht mirënjohës SHBA-së, shteteve të BE-së dhe Aleancës së NATO-s, që me intervenimin e tyre hapën kapitullin e çlirimit të Kosovës”.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e paqes, sigurisë dhe për një të ardhme në fqinjësi të mirë në tërë rajonin”.

Share.

About Author