Varroset ish lojëtari i Drenicës (FOTO)

0
Loading...

Ish-trajner dhe futbollist i klubit të KF Drenica, Hajdin Ajeti, ka ndërrar jetë në moshën 71-vjecare. Në varrimin e tij ishin fytyra të njohura të sportit si dhe tërë stafi i KF Drenicës, transmeton Gazeta Online Drenica Press.

Hajdin Ajeti ishte pjesë e Drenicës në kohët më të vështira të klubit, i cili dha një kontribut të madh për klubin e tij, duke fituar zemrat e gjithë sportdashësve drenicas për punën e tij të madhe.

Me rastin e vdekjes së Hajdin Ajetit, klubi i Drenicës ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, duke e konsideruar humbje të madhe për sportin drenicas. Në një komunikatë nga klubi Drenica, ndër të tjera thuhet: ” Telegram Ngushëllimi – Sot me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-lojtarit, ish-trajnerit dhe veteranit të Klubit të Futbollit Drenica, Hajdin Ajeti. I ndjeri ishte lojtar, trajner dhe kontribues i klubit në kohët më të vështira në të cilat kishte kaluar klubi, ai ishte një punëtor i madh i futbollit dhe njëri nder kontribuesit më të mëdhënj për KF Drenica ndër vite. Ai ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare por që për klubin dhe sportdashësit në Skenderaj dhe gjithë Kosovës përherë do të mbesin gjallë veprat e tij”, thuhet në reagimin e KF Drenicës./Drenicapress/

Fotografia e FC Drenica - Faqja Zyrtare

Fotografia e FC Drenica - Faqja Zyrtare

Fotografia e FC Drenica - Faqja Zyrtare

Share.

About Author