Berisha reagon ashpër për taksën që duhet paguar për ‘Rrugën e Kombit’

0
Loading...

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar në profilin e tij zyrtar lidhur me taksën që do të paguhet nga automjetet të cilat do të kalojnë në ‘Rrugën e Kombit’, shkruan Periskopi.

Berisha këtë taksë e ka quajtur si taksa ‘Edvin’.

Ai ka thënë se paratë që fitohen nga kjo rrugë duhet të shfrytëzohen për mirëmbajtje, dhe jo të taksohen shqiptarët të cilët udhëtojnë për vizita, raporton Periskopi.

Reagimi i Berishës:

Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro ne rrugën e Kombit!

Duke filluar nga sot, çdo automjet qe do kaloje ne rrugen e Kombit do paguaje taksen “Edvin”; 5 deri ne 10 euro!

Shqipëria nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milionë euro te ardhura ne vit. Ne vend qe një përqindje e tyre te përdoren për mirëmbajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptaret pse udhetojne tek njeri tjetri! Turpi i Kombit! sb./Periskopi/

Share.

About Author