Dy shqiptarët nga Kosova të njohur në Gjermani për embëltoren e tyre

0

Shqiptarët janë një popull që kanë emigruar jashtë vendit që herët, por ky trend është rritur ndjeshëm vitet e fundit si për çudi duke qenë se me zhvillimin e gjërave duhet të ishte e kundërta.

Për t’u mbajtur mend për mirë njeriu duhet të bëjë shumë vepra të tilla, ndërsa për namin e keq mjafton një “njollë”, e cila kërkon shumë punë për t’u shlyer.

E themi këtë duke qenë se emigrantët shqiptarë shpeshherë nga ngrohin zemrat me veprimet e tyre në vendet e huaja, por jo pak herë emri shqiptar përmendet në konotacion negativ në media si shkak i vjedhjeve, vrasjeve apo prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike.

Megjithatë, rasti i Lume dhe Xhevdet Neziraj në Gjermani është larg të qenit negativ.

Dy shqiptarët kanë në pronësi ëmbëltoren “Fiona” në qytetin Riedlingen të Gjermanisë, e cila është hapur edhe në këto ditë të ftohta.

Lume dhe Xhevdet Neziraj e kanë marrë përsipër lokalin nga pronari i mëparshëm dhe të dielën e kanë hapur.

Akullore me çokollatë, straçiatella, vanilla apo mango? Në pjatë apo në kornet? Lume Neziraj i shërben adoleshentët të cilët gjatë pauzës së mesditës dëshirojnë të ëmbëlsojnë gojën me ndonjë topth akullore, para se të vazhdojnë sërish mësimin e pasdites, shkruan albinfo.ch.

Dëshira e saj gjithnjë ka qenë që personalisht të prodhojë apo shesë diçka, ka pohuar për të përditshmen gjermane “Schwaebische”, shqiptarja e re, e cila para 19 vitesh ka ardhur në Biberach.

Atje, ajo jeton së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre. Profesionalisht, edhe më herët ka qenë e orientuar në sektorin komercial, mirëpo që para disa kohësh ka qenë në gjurmën të diçka më të re.

Pronari i mëparshëm i kishte pyetur atë dhe bashkëshortin e saj nëse do të pranonin ta marrin përsipër lokalin. Ata aspak nuk kanë hezituar. Dhe, mu gjatë punimeve formale janë bindur se kanë ndërmarrë hapin e duhur. Përderisa bashkëshorti i saj përkujdeset për furnizimin dhe përgatitjen e akulloreve, ajo me gjithë dëshirë i shërben blerësit. Gjatë të dielës së kaluar, kur është lejuar hapja e shitoreve, ata e kanë hapur për herë të parë lokalin dhe që atëherë, ai është i hapur për çdo ditë.

Share.

About Author