Incident në veri të Mitrovicës, digjet një veturë

0

Një veturë e tipit Golf 5 ngjyrë hiri dhe pa targa, është djegur mbrëmë në veri të Mitrovicës.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, incidenti ka ndodhur në rrugën “Lola Ribar” afër hotelit BB në veri të Mitrovicës.

Dyshohet se automjeti është djegur me qëllim nga persona të panjohur, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet.

Share.

About Author