KO brutal në kategorinë e rëndë në boks

0

Meçi kryesor i boksit këtë fundjavë ka qenë dueli i madh në kategorinë e rëndë i zhvilluar në Londër, midis britanikut Dillian Whyte (22 fitore, 1 humbje) dhe australianit Lucas Browne (25 fitore pa humbje, pa barazime). Dueli  midis britanikut 29 vjeçar dhe boksierit veteran 39 vjeçar nga Australia u përcoll me vëmendje të madhe të mediave në Britani që po përgatiten për super duelin Joshua vs Parker, por që po astu kanë shumë interes për karrierën e Whyteit, i cili mund të jetë sfiduesi i ardhshëm për ndonjë prej titujve të botës.

Meçi përufdnoi me nokaut në rundin e gjashtë dhe fitore të britanikut Whyte, i cili i shkaktoi Browneit humbjen e parë në karrierë dhe po thuajse ia humbi të gjitha gjasat që të vazhdojë me boks në nivel elitar, meqë mosha e tij dhe mënyra se si u plandos në dysheme të ringut, treguan se ditët e tij më të mira, tashmë kanë perënduar.

Whyte e kishte nën kontroll meçin që nga fillimi dhe pas një goditjeje me të djathtën i shkaktoi gjakderdhje të hapur kundërshtarit, i cili vetëm në rundin e tretë tentoi të kthehej në meç dhe eventualisht të godasë për nokaut ose dërrmim të kundërshtarit. Kur iniciativa e rundit të tretë nuk kali Browne ishte në defanzivë dhe në rundin e gjashtë, trupi i tij nuk duronte më goditje dhe ra në nokaut.

Share.

About Author