Kompania e kryetarit të AAK-së fiton tenderin milionësh të FSK-së

0

Forca e Sigurisë së Kosovës tani është gati të furnizojë me armë pas dallavereve në tenderin mbi 2 milionë euro, që ishin evidentuara nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

MFSK-s planifikonte të blejë Municion luftarak ( kalibri 5.56×45 mm NATO Modeli M855 Ball; municion kalibri 9x19mm), si dhe municion manovrues (kalibri 5.56×45 mm NATO Modeli M755 Blank).

Këtë tender më 24 korrik 2017, e kishte fituar poligoni i shenjëtarisë “Katana”, kompani e cila është në pronësi të fëmijëve të kryetarit të Komunës së Obliliqit nga radhët e AAK-së, Xhafer Gashi. Kjo kompani kishte ofertuar me një çmim prej 2,321,000.00 euro, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq nga gara ishte eliminuar kompania, që kishte çmim më të lirë për 422,000.00 euro, “Lenti & Fiocchi Munizioni”. Ky koncerziumi bëri ankesë në organin shqyrtues të Prokurorimit, duke pretenduar se autoritetit kontraktues kishte shkelur një sërë nenesh të LPP-së (Ligjit të Prokurorimit Publik) kur e kishte shpërblyer me kontratë “Katana”-në, madje kishte shkelur edhe kriterin bazë “çmimin më të lirë”.

Më pas OSHP-ja e aprovoi ankesën e kësaj kompanie dhe këtë tender e kthejë në rivlerësim. Pas shumë përplasjeve, tenderi iu dha kompanisë më çmim më të lirë

E tash nëse nuk do të ketë më ankesa kontrata në mes Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, është paraparë të nënshkruhet me 30 mars 2018.

Ky furnizim thuhet se “do të bëhet për nevojat e FSK-së me qëllim të përmbushjes së detyrimeve sipas misionit në kryerjen e detyrave që dalin nga misioni kushtetues që ka FSK-ja”, thuhet në njoftimin për dhënien e tenderit.

Ndryshe dje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se mbledhjen e Qeverisë është nënshkruar vendimi për të blerë pajisje disa milionëshe për Ushtrinë e Kosovës. Kryeministri deklaroi se Kosova e ka ushtrinë e saj, por vetëm është duke e bërë gati mandatin e saj.

“Nuk do të presim pakufi. Një ditë do të vendosim edhe me ligj, pra duhet ta dakordojmë edhe me NATO-n se kur është momenti që të veprojmë. Edhe ajo ka me ardh”, tha Haradinaj.

Image

Share.

About Author