A mund ta kaloni testin e hetuesve të FBI-së?

0
Loading...

Që të bëheni agjent i FBI-së është një punë mjaftë e vështirë.

Sipas statistikave, më pak së pesë përqind e atyre që aplikojnë mund të pranohen, transmeton Klan Kosova.

Për më tepër, më poshtë mund të provoni t’i përgjigjeni disa pyetjeve për të parë se a do të mund ta kaloni atë test apo jo?

Cila është nëna?!

Ka dy zonja në një dhomë të cilat janë ulur përballë njëra-tjetrës, ndërsa një djalë i vogël luan në dysheme. Studioni mirë imazhin.

Pyetja: Cila mendoni se është nëna e vërtetë e fëmijës?

Përgjigjja: Nëna e fëmijës është zonja në të majtë. Ajo është ulur në mënyrë që këmbët e saj të drejtohen ndaj fëmijës. Ky pozicion pasqyron dëshirën e natyrshme të nënës për të mbrojtur fëmijën e saj. Qëndrimi i gruas në të majtë është mbrojtës, pak e vendosur përpara. Është e natyrshme që fëmijët e vegjël të përballen me nënën e tyre kur luajnë ose bëjnë ndonjë lloj aktiviteti, nëse ajo është përreth.

Një vrasës serial i rrëmbeu njerëzit dhe i bëri ata të merrnin një nga dy pilula, njëra ishte e padëmshme dhe tjetra ishte helmuese. Cilëndo pilulë që merrnin viktimat, vrasësi serial e merrte tjetrën. Secilën herë viktimat vdisnin dhe vrasësi serial mbijetonte.

Pyetje: Si ndodhi që vrasësi gjithmonë ta marrë pilulën e padëmshme?

Përgjigjja: Të dy pilulat ishin të padëmshme. Helmi ishte në gotën me ujë dhe viktimat e pinë atë.

Pijet

Një burrë dhe një grua shkuan në një restorant për darkë. Ndërsa po prisnin ushqimin, gruaja porositi pesë pije me akull sepse ishte shumë nxehtë. Gruaja i piu katër prej tyre të gjitha në të njëjtën kohë, ndërsa burri piu vetëm një. Pas një kohe burri u sëmur dhe vdiq. Mjekët thanë se të gjitha pijet ishin të helmuara.

Pyetje: Pse gruaja ishte ende gjallë dhe burri vdiq? Lexoni përsëri me kujdes.

Përgjigjja: Helmi ishte në akull. Meqenëse gruaja i kishte pirë pijet shpejtë, akulli nuk kishte kohë për t’u shkrirë. Burri e piu ngadalë dhe helmi u shkri në pije.

Kaseta

 

Imagjinoni një skenë. Një burrë gjendet i vdekur, ai kishte një pistoletë në dorë dhe një regjistrues kasetash pranë tij. Detektivi shtypi butonin “luaj” dhe dëgjoi këtë mesazh: “Jam lodhur nga kjo jetë dhe vendosa të ndaloj dhimbjen dhe vuajtjen time”, dhe më pas dëgjohet një e shtënë. Në një mënyrë detektivi nuk besonte se ishte vetëvrasje.

Pyetja: Pse agjenti mendon se ishte vrasje dhe jo vetëvrasje?

Përgjigjja: Nëse njeriu vrau veten, si ka mundur ta kthente kasetën në fillim?

Misteri i Krishtlindjeve

Një detektiv ishte në detyrë gjatë festës së Krishtlindjeve dhe në mëngjesin e 25 dhjetorit mori një telefonatë. Ai i ra ziles që ishte pranë derës dhe për një minutë pronari i shtëpisë i përgjumur e hapi derën.

Detektivi i tha: “Fqinji juaj po thotë se dje, në mbrëmjen e Krishtlindjeve gjatë kohës sa ishte këtu për ahengun, ju keni hyrë në shtëpinë e tij dhe i keni vjedhur disa gjëra të vlefshme”.

Pronari u përgjigj: “Kjo nuk është e vërtetë. Familja jonë festoi festën e Krishtlindjes në shtëpinë e miqve. Ne mezi kishim kohë për të dekoruar pemën tonë të Krishtlindjeve “.

Detektivi tha: “Mos u shqetësoni. Është mjaft e qartë që fqinji yt po gënjen. ”

Pyetje: Si e dinte detektivi që pronari i shtëpisë kishte të drejtë?

Përgjigjja: Dritat e pemës së Krishtlindjeve janë të ç’kyçura nga rryma dhe në to mungon një llambë, dhe ato nuk do të punonin pa të. Ishte e qartë për detektivin se pronari ishte duke thënë të vërtetën. Ai e kishte zbukuruar pemën në një nxitim kaq të madh, saqë as nuk kontrolloi për të parë nëse dritat po punonin apo jo, shkruan Ndryshe, transmeton Klan Kosova.

Share.

About Author