Paralajmërimi i Haki Abazit për LDK-në: Grupi i Molliqajt kontingjenti i SHIK-ut

0
Loading...

Njohësi i çështjeve politikë, Haki Abazi ka thënë se deputetët e grupit të pavarur të cilët janë dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë asgjë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Abazi përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë në kërkim të mashtrimit të radhës dhe se ky do të ishte kontingjenti i radhës që SHIK ja dërgon LDK-së “dhuratë” për të parandaluar transformimin vendit pas Mimoza Kusarit e Ilir Dedës.

Postimi i plotë:

Do të ishte krim nëse CC-zero do të pranohej në LDK.

Ky do të ishte kontigjenti i radhës që SHIK ja dergon LDKs “dhuratë” për të parandaluar transformimin vendit- pas Kusarit e Dedës. Quditërisht të gjithë këta parshutistë nuk kanë asnjë gjë të perbashkët me LDK. Janë në kërkim të mashtrimit të radhës.

Marrëveshjet e pista nuk jane aftësi politike ato janë vetëm të pista. Ata bartin nje votë të vjedhur dhe të tradhëtuar dhe tash jane vetëm tezgagjinjë as me shume e as me pak.

Share.

About Author