Vullkani më i madh i Evropës po rrëshqet drejt Detit Mesdhe

0

Sipas shkencëtarëve, Mali Etna, vullkani më i madh dhe më aktiv i Evropës, po lëviz ngadalë drejt Detit Mesdhe.

Vullkani është i vendosur në bregun lindor të ishullit italian të Sicilisë ku është duke u zhvendosur në një normë mesatare prej 14 milimetër në vit.

Ekspertët kanë paralajmëruar se përfundimisht rrëshqitja mund të çojë në një rrezik më të madh për dështimin e shpateve të mëdha, gjë që mund të shkaktojë rrëshqitje të dheut

Vullkanologu, Dr John Murray, theksoi se lëvizja momentale aktualisht nuk paraqet asnjë rrezik për jetën, por paralajmëroi se vëzhgimi i vullkanit për ndryshime ishte vendimtar.

“Për momentin nuk ka arsye për shqetësim nga rrëshqitja e vullkanit drejt detit, lëvizja është shumë e vogël. Megjithatë, mundësia e ndryshimit të gjërave në të ardhmen duhet të merret seriozisht, prandaj është e rëndësishme të mbash në vëzhgim lëvizjen”, tha Dr Murray.

Share.

About Author