Aleksandër Vuçiq nuk e pranon që ju nënshtruan ROSU-së, thotë se …

0

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka quajtur terroristë pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët e arrestuan Marko Gjuriqin.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, në një konferencë për media, Vuçiq ka thënë se ‘terroristë të veshur me uniforma, tentuan që të na marrin veriun”, raporton B92, transmeton Periskopi.

Sipas Vuçiq kjo ishte një “përpjekje e një shtetit inekzistent për të treguar se janë të fortë”, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës në aksionin e sotëm janë ndihmuar edhe nga EULEX-ia pasi që dy makina të EULEX-it ishin së bashku me njësitin ROSU në Mitrovicë.

Arrestimin e Gjuriq e ka quajtur një provokim të rëndë nga autoritetet kosovare./Periskopi./

Share.

About Author