Ministri Sefaj: Edhe policët serbë ishin pjesë e aksionit për arrestimin e Gjuriqit

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, në emisionin Pressing në T7, ka thënë se në operacionin e sotëm në Veri të Mitrovicës ku u arrestua Marko Gjuriq kishin marrë pjesë edhe policët e komunitetit serbë.
Ministri Sefaj ka rrëfyer ekskluzivisht për T7 operacionin e sotëm ku u arrestua zyrtari i lartë serb, Marko Gjuriq, i cili kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.

Sefaj, i pyetur nëse në aksionin e arrestimit të Gjuriqit kishte policë serbë ai ka thënë se ‘policët e komunitetit serbë padyshim se janë pjesë e operacioneve’, duke pohuar se e njëjta ka ndodhur edhe sot.

Ministri shtoi se individualisht policët mund të kenë qëndrime, ndonjëherë edhe jobindese ndaj Ksoovës, por Policia e Kosovës është e organizuar mirë dhe të gjithë policët janë të integruar në operacione.

Share.

About Author