Ankohet Marko Gjuriq: Policia e Kosovës më rrahën, tërhoqën si qen, e bënë selfie me mua

0

Pas vendimit të drejtuesve shtetërorë të Serbisë që të tërheqin Listën Serbe nga Qeveria e Kosovës si reagim ndaj arrestimit të Marko Gjuriqit të hënën, ky ka paralajmëruar një vizitë të rëndësishme në Beograd
“Sot mund të vijë një përfaqësues shumë i lartë i BE-së për takim me presidentit Vuçiq”, ka njoftuar Gjuriq.

Merret vesh se shefja e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, mësohet se sot pasdite do të udhëtojë për në Beograd ku pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kjo është konfirmuar nga Brukseli për agjencinë e lajmeve “Tanjug”.

Ne një konferencë të përbashkët për media së bashku me drejtuesit e Listës Serbe, ai tha se është vendosur që nga Qeveria e Kosovës të tërhiqet Lista Serbe.

Drejtuesit e kësaj të fundit, në anën tjetër paralajmëruan se të mërkurën do të mblidhen kryetarët e 10 komunave serbe në Kosovë, për të formuar në mënyrë të njëanshme, Asociacionin e Komunave Serbe.

Share.

About Author