Beogradi merr një vendim për policin që e arrestoi Gjuriqin

0

Ka vazhduar edhe sot propaganda e medieve serbe për arrestimin e Gjuriqit në Kosovë, rast të cilin ato po vazhdojnë ta quajnë si “kidnapim dhe sjellje e dhunshme e Policisë së Kosovës”.

Telegrafi serb shkruan sot se personi që ishte në krye të operacionit për arrestimin ose siç e quajnë ata “kidnapimin” e Gjuriqit ishte Mentor Shabani, i cili nga mediet serbe citohet se më 2014 kreu trajnimet në bazën “Adem Jashari”.

Ish-shefi i qendrës së koordinimit për Kosovën në Serbi, Nebojsa Çoviq, thotë se duhet pasur kujdes të shtuar tani e tutje që ky person nëse eventualisht tenton të hyjë në Serbi, të arrestohet.

“Është një person emri i të cilit duhet të ruhet në arkivat tona, nëse eventualisht ai do të tentoj të hyjë në Serbi”, thotë Çoviq.

Madje, mediet serbe e cilësojnë Shabanin si një njeri që udhëhoqi operacionin brutal që hodhi “turp mbi shtetin e Serbisë”.

Ndryshe, Gjuriq u arrestua dje në Mitrovicë pasi kishte refuzuar të kërkonte leje nga autoritetet e Kosovës për hyrje në territorin e shtetit.

Share.

About Author