Gazetari kroat komenton arrestimin e Gjuriqit dhe pyet Kroacinë: Pse s’po ia bëni kështu Vuçiqit dhe Vulinit?

0

Gazetari kroat komenton arrestimin e Gjuriqit dhe pyet Kroacinë: Pse s’po ia bëni kështu Vuçiqit dhe Vulinit?
GAZETAEXPRESS
E martë, 27 Mars 2018 15:19 00
Pas arrestimit të të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kanë pasuar reagimet edhe në mediat kroate.
Edhe pse pjesa më e madhe e opinionit kroat me simpati shikon drejt Kosovës dhe forcave kosovare të sigurisë, megjithatë në mediat kroate ka edhe shumë gazetarë serbë që shkruajnë kundër shqiptarëve.

Megjithatë, kundër tyre vazhdimisht del redaktori dhe udhëheqësi i emisionit “Bujica” në televizionin Z1 në Zagreb, Velimir Bujanec, shkruan lajmi.net.

Bujanec është miq i deklaruar i shqiptarëve dhe në profilin e tij në Facebook i ka uruar forcave speciale të Kosovës në arrestimin e Marko Gjuriqit.

“Kështu duhet bërë kjo punë! Urimet me të sinqerta për miqtë tonë shqiptarë”, ka shkruar gazetari kroat. Me këtë postim ai e ka bashkangjitur edhe videon ku shihet arrestimi i Gjuriqit dhe sjellja e tij në Prishtinë.

Më pas ai u ka bërë shtuar pyetje autoriteteve kroate: “Pse nuk e arrestoni kështu Vuçiqin dhe Vulinin në Kroaci”?

Share.

About Author