Fluturimi i aeroplanëve ushtarakë serb, reagon edhe KFOR-i

0
Loading...

Sot, aeroplanë ushtarakë serb fluturuan mbi Preshevë, shumë afër Komunës së Gjilanit.

Kjo gjë ngjalli panik te banorët e zonës përreth, pas tensioneve të fundit të krijuara mes Kosovës dhe Serbisë, pas arrestimit të zyrtarit serb, Marko Gjuriq.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i KFOR-it, shkruan “Bota sot”.

Ata përmes një komunikatë për media kanë bërë thirrje për qetësi.

“Duke iu referuar fluturimit të avionëve të forcave ajrore serbe mbi komunën e Preshevës, KFOR-i është kryerjen e kontrolleve të pritshme. KFOR-i po monitoron situatën dhe fton gjithë popullatën të jetë e qetë, sepse nuk ka kërcënimet. Autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se po bëjnë një provë për taktikën stërvitja “Sadejstvo 2108”, e cila është planifikuar për nesër”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Share.

About Author