Formimi i njëanshëm i asociacionit, juristi tregon se çfarë i pret përfaqësuesit serb

0

Sot është mbajtur takimi i dhjetë përfaqësueseve të komunave serbe në të cilin është diskutuar për themelimin e asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në këtë takim është kërcënuar Kosova se nëse deri më 20 prill nuk do ta formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, ata do të bëjnë një gjë të tillë. Sipas tyre nuk është shkelje por zbatim të marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Por, një veprim i tillë është cilësuar në kundërshtim me normat kushtuese dhe se Institucionet e Kosovës e kanë tani kohën më të mirë për të ndërmarr veprim lidhur me këtë çështje.

Njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi ka thënë për “Bota sot” se veprimet e Listës serbe janë në kundërshtim me normat kushtetuese, kjo sipas nenit 1, të paragrafit 1.

“Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në nenin 1, paragrafi 1 qëndron: “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm” Ky sanksionim tregon se jo vetëm veprimet e Listës Serbska që janë në kundërshtim me normat kushtetuese, sepse veriu nuk po integrohet, sikundër edhe që mbanë takime ilegale me qëllim të ndarjes së Kosovës, sikundër është Asociacioni, por kështu po kryhet vepër penale sipas neneve 121, 123 dhe 125 të KP të Kosovës”, ka thënë Kelemndi për “Bota sot”.

Sipas tij këto të cilat synojnë shkëputjen e një pjesë të territorit mund të dënohen së paku me 5 vjet burgim.

“Me veprimet e tilla që synohet të shkëputet një pjesë e territorit të Republikës, dënohet se paku me 5 vjet burgim. Prandaj, veprimi i 10 komunave është e ndaluar dhe atë kundër normave kushtetuese dhe vete KP të Kosovës”, ka sqaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se është koha e fundit që pushteti i Kosovës të veprojë pasi që i ka bazat juridike.

“Por, në anën tjetër, është pushteti shtetëror i Kosovës, si Presidenti, Qeveria dhe Kuvendi janë ato e kanë krijuar pushtet paralel në Veri dhe këndej legjitimohet veprimi. Është koha e fundit që duhet vepruar. Veriu duhet të integrohet dhe vendi duhet të ruaj integritetin. Bazë juridike ka Prishtina për të vepruar politikisht dhe juridikisht, deri edhe me forcë për të ruajtur unitetin e shtetit dhe tërësinë territoriale të vendit. Mbetet të shohim se vepron shteti që thotë se është ligjor”, ka thënë Kelmendi.

Share.

About Author