Hapet në maj ura më e gjatë në botë

0

Ura që lidh Rusinë kontinentale me Gadishullin e Krimesë do të hapet për automjetet në muajin maj, gjashtë muaj përpara afatit.

Kalimi i automjeteve do të hapet në dy faza. Makinat dhe autobusët do të lejohen nga Maji, ndërsa kamionët do të lejohen të kalojnë urën në muajin dhjetor.

Në 19 kilometra, shtrirja nëpër “Strait Kerç” është urë më e gjatë në Europë. Ura do të ketë gjithashtu një seksion hekurudhor, i cili është planifikuar të hapet në fillim të vitit 2019.

Në kapacitetin maksimal do të jetë në gjendje që të kalojnë në të rreth 40,000 makina në ditë.

Ura pritet ti shërbejë të paktën 14 milionë pasagjerëve hekurudhor dhe të lejojë transportimin e të paktën 13 milion ton ngarkesë në vit.

Infrastruktura ka tri segmente. Seksioni i parë 7 kilometra shtrihet nga Gadishulli Taman në Tuzla Spit; një seksion 6.5 kilometra shtrihet përgjatë ishullit të Tuzlës; dhe pjesa e fundit prej 5.5 kilometra nga ishulli i Tuzlës në Gadishullin e Krimesë.

Lidhja u bë e domosdoshme pasi Krimea votoi për t’u ribashkuar me Rusinë në vitin 2014, pasi kufiri i vetëm i vendit ishte me Ukrainën.

Aktualisht, dërgesat e rregullta të pasagjerëve dhe ngarkesave organizohen nga fluturimet direkte dhe anijet nga portet në Rusinë jugore./tesheshi.com/

Share.

About Author