Haradinaj e godet Edi Ramën: Përfundoje Rrugën e Kombit, është në gjendje të tmerrshme

0
Loading...

Haradinaj thotë se Edi Rama e ka tepruar me këto taksa, e me këtë rrugeë – Sali Berisha kishte punuar më shumë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është përfshirë në debatin për taksën e vënë nga Qeveria e Shqipërisë, për qarkullimin e automjeteve në autostradën Kosovë-Shqipëri.

Shefi i ekzekutivit kosovar, gjatë një paraqitjeje në “Rubikon” të KTV’së, ka goditur homologun e tij shqiptar, Edi Rama, duke thënë se e ka tepruar me taksën rrugore.

Haradinaj e ka këshilluar Ramën që ta përfundojë Rrugën e Kombit, duke thënë se kjo autostradë është në gjendje të tmerrshme.

Kryeministri kosovar ka vlerësuar se paraardhësi i Ramës në postin e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, kishte punuar më shumë.

Share.

About Author