Haradinaj flet për përplasjen me Rexhep Selimin, të cilin e quajti ‘rrenc të madh’

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për përplasjen që kishte në Kuvend me deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, një ditë pas ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Periskopi.

Haradianj ka thënë se Selimi duhet të ketë kujdes se deri në çfarë shkalle i jep vetës të drejtë.

“Duhet një farë kujdesi deri në çfarë shkalle i jep vetës të drejtë. Ai po i bon do gabime me qasjen e vetë. Nuk i bjen mirë me thanë që për do ditë në pushtet, unë pasna shit tokë. Nuk ja kom borxh. Nëse ai kujton pse është opozitë ka të drejtë me hi llugave, vazhdojmë. Nuk po ki qare pa reagu. Nuk e kam lezet atë lloj komunikimi”, ka thënë kryeministri në Rubikon të KTV’së.

Për këtë çështje, sot ka folur edhe deputeti Selimi.

Selimi ka thënë se shpërthimi i Haradinajt ishte i ulët, dhe se nuk e ka kuptuar pse ai i ka reaguar në atë mënyrë.“Ishte shpërthim i ulët që nuk e prisja e as nuk e pres në të ardhmen, unë kam qenë në Kosovë, gjatë tërë luftës, skam ardh nga Zvicra, këtu isha gjithmonë, kur erdhi Ramushi këtu më gjeti” ka thënë Selimi në një intervistë në TV Dukagjini.

Selimi ka thënë se në ditët në vijim do të kuptohet se kush është rrenc e kush jo.

“Do ta kuptojmë ditët e ardhshme kush është rrenc” ka thënë ai.

Deputeti i VV-së ka mohuar se ka qenë ndonjëherë në 15 katshin në Shqipëri, për çka u akuzua nga Haradianaj. Selimi tha se Haradinaj e ka ngatërruar atë, me Azem Sylen ose këdo tjetër.“Skam pushu asnjëherë në ndërtesën 15 katshe, mka ngatërru me Azem Sylen” ka thënë ai.Selimi gjithashtu ka thënë se Haradinaj do duhej të ishte i lumtur që Selimi ka shpëtuar nga lufta e jo të mllefosej me të.

“Nuk o faji im nëse vëllezërit e mi nuk janë vra në luftë, e as që kam shpëtuar unë në luftë, Haradinaj do duhej të ishte i lumtur që unë kam shpëtuar e jo të ishte i mllefosur. Se di pse ky mllef ai do duhej të ishte i gëzuar që unë kam shpëtuar” ka thënë Selimi./Periskopi

Share.

About Author