Haradinaj i quan ‘budalla’ ata që thonë se Qeveria bie pas largimit të Listës Serbe

0
Loading...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ende nuk është njoftuar zyrtarisht nga Lista Serbe për largim nga Qeveria, shkruan Periskopi.

Ai ka treguar se si Qeveria ishte paralajmëruar më herët nga serbët se do të braktisin Qeverinë nëse situata del jashtë kontrollit në veri.

Ai ka thënë se Qeveria nuk do të bie nëse largohet Lista Serbe.

“Sot do të shkoja në zgjedhje, nëse deputetët e vlerësojnë se duhet. Zgjedhjet nuk janë opsion që e ndryshojnë gjendjen aktuale që e kemi. Duhet t’i kryejmë punët që i kemi në tavolinë. Disa prej tyre i kam kry. Budalla janë ata që besojnë se Qeveria sot duhet të jap dorëheqje, veç pse është larguar Lista Serbe. Budalla politik po i quaj. Një partner i koalicionit që është larguar, ndonëse vendi u sigurohet me Kushtetutë”, tha Haradinaj.

Ai e ka quajtur të gabuar rrëzimin e Qeverisë vetëm pse është zbatuar ligji në veri.

Share.

About Author