Hetimet e DEA-s për narkomafian dhe lidhja me vrasjen e spiunit rus Sergej Skripal

0

Një nga dyshimet më të mëdha në vrasjen e shtetasit britanik Sergej Skripal me gaz nervin është bashkëpunimi i tij me shërbimin sekret spanjoll, për lidhjet që shërbimet sekrete ruse kanë pasur vitet e fundit me rrjetin e krimit të organizuar në Europë.

Bëhet fjalë për tregun e kokainës, i cili ka pësuar një zhvendosje substanciale vitet e fundit.

Po cila është kjo lëvizje substanciale?

Një nga grupimet kriminale, rudimente të luftës së frikshme mes karteleve të mëdha të narkos-ve të Kolumbisë, është klani i Gjirit.

Ai përbëhet nga mbeturina të një grupimi paramilitar të majtë, “nëna” e të cilit në të shkuarën është financuar dhe mbështetur nga Bashkimi Sovjetik.

Me rënien e karteleve, organizimi i paramilitarëve Los Urabeños u kthye në klanin më të fuqishëm të trafikut të kokainës në Kolumbi.

Ky klan mori kontrollin e 80% të trafikut të kokainës në SHBA dhe Europë, ose thënë qartë atë paketë që e kontrollonte Pablo Escobari në vitet ‘80 dhe Karteli i Kali-t në vitet ‘90.

Në hetimet e kryera nga DEA në terren, ranë në sy mjaft ndërlidhës europianë që ishin në moshë mbi 60 vjeç, të cilët në të shkuarën kanë punuar si diplomatë apo zyrtarë të ndërmarrjeve të tregtisë së jashtme të vendeve komuniste.

I tillë ishte edhe Fadil Kaçaniçi, shqiptari nga Ulqin i vrarë në Ekuador pikërisht pas kapjes së gjysmë tonit kokainë në Maminas.

Sergej Skripal ishte një ish-agjent i shërbimit ushtarak rus GRU, i cili prej vitesh ishte rezident i MI6-ës britanike. U zbulua, u arrestua në Rusi dhe u dënua për tradhëti. Me një fjalë u “shtrydh si limon”, duke folur në gjuhën e shërbimeve sekrete.

Por SHBA dhe Britania e shkëmbyen Skripal me “Anën e Kuqe”, alias Anna Chapman që u arrestua në vitin 2010 në SHBA për spiunazh. Si Ana që tashmë është një yll i showbis-it rus, ashtu edhe Skripal konsideroheshin si të rëndësishëm nga Moska dhe Perëndimi.

Skripal pra u vendos në Britaninë e Madhe dhe u bë shtetas i Madhërisë së Saj, Mbretëreshës. Moska nuk kishte përse shqetësohej, pasi aktivitetin e spiunit të britanikëve e kishte dokumentuar dhe nuk rrezikonte gjë një “kartë e djegur”.

Por Skripal, si një analist mjaft i aftë, me kërkesën e spanjollëve nisi të verifikonte disa kontakte që shërbimeve sekrete perëndimorëve u dilnin me lidhje të kryqëzuar të mafias me shërbimin sekret rus.

Nuk kishte as dy muaj që ndodhën kontaktet e Skripal me spanjollët. Më pas u vra, siç dihet tashmë.

Po ç’lidhje ka kjo me Shqipërinë?

Tashmë, nga hetimet e kryera në lidhje me grupet e narkos-ve shqiptarë që kanë arritur të marrin një copë jo të vogël të trafikut të kokainës në Europë, mësohet se ata janë në shumicë klientë të Klanit të Gjirit.

Të jesh klient i Klanit të Gjirit, ashtu siç ishte me Escobarin dhe “socios de Kali”, nuk është thjesht se je një blerës me shumicë i kokainës, por pjesë integrale e organizatës së tyre.

Klani i Gjirit është një organizatë perfekte nga organizimi, madje me një përvojë paramilitare shumë të avancuar që cilësohet se ka avantazhe organizative më shumë se parardhëset e tij.

Hetimet e kryera nga agjencitë ligjzbatuese europiane dhe DEA, kanë arritur të identifikojnë lidhje mjaft militare të strukturave kriminale që sjellin kokainën dhe e shpërndajnë në Europë.

Që do të thotë që pjesa ndërmjetëse e trafikantëve me narcos-it kolumbianë janë grupime të lidhura me shërbimiet sekrete ruse, të cilat e kanë bazën e tyre në Ekuador.

Vrasja e Ilir Hidrit një vit më parë trazoi shumë e shumë ujra në këtë hulli, pasi pikërisht në atë kohë hetimet ishin në kulmin e tyre. Më pas u vra edhe një tjetër për të arritur tek i treti para dy javësh.

Ekuadori është bazë e “sekserëve” që lidhen me brezin e dytë që në gjuhën e narcos-ve cilësohen si “diplomatët”. Dhe për këtë rrjet kishte nisur të fliste Skripal. /tesheshi.com/

Share.

About Author