Mbledhja në Mitrovicë, Srpska tërhiqet nga vendimi i njëanshëm për Asociacionin?

0

Lista Srpska dje kishte shpallur edhe datën për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe derisa kishin njoftuar vendimin për largim nga Qeveria e Kosovës. Por, pas takimit të Vuçiqit me Mogherinin dje në Beograd, Presidenti serb nuk foli për këtë çështje. Me gjasë Lista Srpska nuk e ka mbështetjen e tij që ta bëjë këtë veprim të njëanshëm
Pikërisht në vendin ku është arrestuar Marko Gjuriq në “Pallatin e Mitrovicës”, janë mbledhur përfaqësues të serbëve përfshirë ata të Listës Srpska, dhe ndihmësi i Gjuriq. Ata takimin e kanë filluar në orën 12:44 duke riafirmuar qëndrimin pro rezolutës 1244. Ata po thonë se do ta themelojnë Asociacionin nëse këtë nuk e bën Prishtina.

Igor Simiq nga Lista Srpska ka thënë se kanë marrë përkrahje nga Presidenti i Serbisë që nëse përsëriten ngjarjet e dy ditëve më parë ata nuk do të rrinë duke shikuar.

Simiq ka thënë se Lista Srpska do të jetë opozitë e fortë në Parlamentin e Kosovës ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa Ivan Todosijeviq, i cili është ende ministër në Qeverinë e Kosovës nga Lista Srpska dhe përfaqësues nga “organet e përkohshme të Komunës së Zveçanit” ka thënë se serbët do ta formojnë Asociacionin nëse këtë nuk e bëjnë Prishtina dhe Perëndimi.

Share.

About Author