Moska, e prekur me Tiranën nga dëbimi i dy diplomatëve: pse jua nxorri emrat?

0

Më shumë se largimin e dy diplomatëve të saj nga Tirana me urdhër qeveritar, ambasada ruse ka “vuajtur” publikimin e emrave të tyre nga autoritetet shqiptare.

Ambasadori Karpushin tha se do i kërkojë Ministrisë së Jashtme shqiptare llogari për këtë veprim.

“Siç jeni në dijeni, më 20 mars Ministria e Jashtme e Shqipërisë lëshoi një deklaratë, në të cilën, pa patur asnjë provë, e akuzoi Rusinë për një sulm kimik kundër Britanisë së Madhe. Ndërsa tani pala shqiptare dëbon dy diplomatët tanë. Madje, në kundërshtim me praktikën e gjithëpranuar ndërkombëtare Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka bërë publikë emrat e tyre.

Nga ana tjetër, përfaqsuesi i diplomacisë së Moskës në Tiranë, tha se mbështetja e dëbimit masiv të diplomatëve rusë nuk ka qenë e detyrueshme për asnjë vend, përfshirë dhe Shqipërinë dhe se kjo që ndodhi do t’i dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe. /tesheshi.com/

Share.

About Author