Pas dëbimit të diplomatëve përgatitet “invazioni” rus në Shqipëri

0

Reagimi i parë i ambasadës ruse pas dëbimit të diplomatëve nga Tirana ka qenë emblematik. Në faqen zyrtare të Facebbok, selia e Moskës ka publikuar hyrjen në fuqi të vendimit të qeverisë, vendim që heq vizat për rusët nga 1 prilli deri në tetor.

Nga prenotimet e bëra në agjencitë turistike pritet një “invazion” rus në periudhën e pranverës dhe verës.

Statusi i ambasadës ruse në Tiranë në Facebook:

“Hyn në fuqi VKM për heqjen e vizave për shtetasit ruse.

Sot, më 27 mars, pas botimit në Fletoren Zyrtare ka hyrë në fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Nr. 158, datë 21 mars 2018, për heqjen e vizave për shtetasit e disa vendeve, përfshirë edhe Rusinë.

Për periudhën 1 prill – 31 tetor 2018”.

Vendimi është përshëndetur nga shumë shqiptar që komentojnë në faqe, duke shprehur mirëseardhjen.

“Turizmi do lidh me shum dy vendet me histori”, thotë një komentues.

“Nga nje ane heq vizat per te lehtesuar ardhjen e turisteve Rus …

Dhe nga ana tjeter debon pa asnje justifikim (vetem se mer urdher nga eprori usa”, thotë një tjetër. /tesheshi.com/

Share.

About Author