Përfitimet e trupit nga rrezet e diellit

0
Loading...

Për kockat: të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është vitamina D.

Është e qartë se për të përfituar më mirë nga rrezet e diellit, lëkura duhet të jetë e zhveshur: sa më shpejt që temperatura ta lejojë atë, ne vendosim një këmishë që lë shpatullat e zhveshura ose fillojmë të veshim funde në mënyrë që të ekspozojmë sa më shumë lëkurën në dritë.

Ndër efektet më të rëndësishme që ofron helioterapia në lëkurë, sigurisht që ajo e transformimit të vitaminës D në formën aktive (D3) është kryesorja.

Përveç luftimit të osteoporozës, një nga çrregullimet kryesore që lidhen me menopauzën femërore, aktivizimi i vitaminës D në komponentin e tij aktiv është thelbësor për trajtimin e rakitave të shkaktuara nga mungesa e kësaj vitamine.

U thoni lamtumirë sëmundjeve: përveç të qenit një ndihmë për të zbavitur mendjen pas një ditë të lodhshme pune apo edhe pas angazhimit me shtëpinë dhe me familjen, një shëtitje e bukur në ajër të hapur ul nivelin e stresit dhe rrit prodhimin e serotoninës. Jo vetëm që sistemi imunitar bëhet më i fortë, por përmirësohet edhe disponimi jonë.

Ne e largojmë përtacinë dhe e detyrojmë veten të dalim: përmirësimi i qarkullimit do të na ndihmojë të ndihemi të aftë dhe të humbim disa kile … jo keq!

Kur është koha e mirë dhe me diell (në temperatura jo shumë të larta) është mirë që të dilni të ecni për disa minuta, apo të bëni ndonjë aktivitet tjetër në rrezet e diellit, pasi kjo do të ju mundësojë që të fitoni Vitaminën D të cilën nuk e merrni nga ushqimet që konsumoni./tesheshi.com/

Share.

About Author