Sputnik zbardh prapaskenat: incidenti me Gjuriç pasi Beogradi refuzoi SHBA-në, Beogradi gati të fusë ushtrinë në Veri

0
Loading...

Portali i Kremlinit Sputnik ka publikuar një artikull ku thekson se arrestimi i Marko Gjuriçit nuk ishte gjë tjetër veçse një hakmarrje e SHBA-së ndaj Beogradit, ngaqë kjo e fundit ka refuzuar Uashingtonin si palë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Pikërisht për këtë çështje është zhvilluar edhe biseda mes Vuçiçit dhe Putinit, ditën e arrestit, një performancë demonstrative për t’i treguar SHBA-së se kë ka interlekutor Serbia.

Zheljka Cvijanoviç, ish-kryeministr e Republika Srbska, komentatore e njohur e qarqeve filoruse në hapësirën serbe thekson për Sputnik se i gjithë ky tensionim ka dy emërues të përbashkët: njohjen e Kosovës dhe pranimin e saj në OKB.

“Amerikanët nuk mund të sillen me serbët siç bënë në vitet 1990 apo edhe pas këtyre viteve. Bota nuk është më si në atë kohë. Nga ana tjetër, ata po bëjnë presion të fortë politik ndaj serbëve për lidhjet e tyre me Rusinë dhe Kinën. Deri tani rezistenca serbe ndaj SHBA-së ka qenë e mirë”, thekson Cvijanoviç.

Por komentuesja e njohur shtron idenë e kalimit në fazën e nxjerrjes së altnernativave që mund të fitojë Serbia nëse e dorëzon Kosovën.

“Çfarëdo që të ndodhë, unë mendoj se ka vetëm një konstante dhe se cilido skenar fiton, çështja e Kosovës do të zgjidhet brenda pesë vjetëve. E rëndësishme është që të mos bësh gabime në lëvizje të vrullshme siç ishte rasti i incidentit të Mitrovicës së veriut”, shtoi Cvijanovic për Sputnik.

E pyetur nga portal i Kremlinit nëse pas ngjarjeve në Mitrovicë, ka një mundësi për të përfshirë dy superfuqitë e mëdha – Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara në negociata, Cvijanoviç vëren se Amerika është pa dyshim e përfshirë, sepse shqiptarët nuk bëjnë asgjë pa lejen e Uashingtonit.

“Megjithatë, përfshirja e tyre direkte dhe e drejtpërdrejtë do të varet nga zhvillimet në terren. Amerika nuk duhet të lejojë veten që të jetë direkt të përfshirë në konflikt, apo në negociatat, dhe se serbët duhet t’i thonë “JO” gjithmonë”, deklaron ish kryeministrja e Rebublika Srbskas, investimit më të fortë rus në Ballkan.

Me tej Sputnik nxjerr një lajm scoop kur thotë se gjatë vizitës që zhvilloi në Beograd Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit, Wes Mitchell erdhi dhe “JO”-ja për SHBA-në. Aty sipas rusëve u gatua incidenti i kësaj fillim jave.

Por nga ana tjetër, portal i Kremlinit zbulon edhe strategjinë ruse në çështjen e Kosovës kur thekson se një tensionim i situatës mund të përfshijnë Moskën në proces.

Pra indirekt nxjerr se është Moska e fituara e një tensionimi të situatës.

“Sa i përket rusëve, më duket se, ndërsa gjërat bëhen më të ashpra, ata gjithnjë e më shumë do të përfshihen. E patë sa e rëndësishme ishte në ditën e incidentit lajmi mbi bisedën e Vuçiçit me Putinin, edhe pse ende nuk e dimë nëse kjo bisedë ka ndodhur apo jo”, thotë Cvijanoviç, e cila drejton një institute kërkimesh që financohet nga Moska.

Sputnik thekson se rusët do të përfshihen në çdo rast për të mbrojtur Beogradin siç kanë bërë gjithmonë përgjatë historisë.

Ndërkaq, pika më delikate e çështjes së Kosovës është sipas Sputnik nëse shqiptarët e Kosovës do të shtonin forcën e tyre policore në veriun e Kosovës, ndërkohë që Beogradi do të ndërhyjë ushtarakisht për ta marrë.

“Nuk besoj se shqiptarët do të bënin një aventurë të tillë. Dhjetë vjet më parë edhe mund ta bënin e mund të mos ndërhynte Beogradi, por tani e dinë se reagimi serb do të ishte shumë i dhunshëm”, deklaron komentatorja e Sputnik. /tesheshi.com/

Share.

About Author