Eprorë të Policisë në Tubimin ku u Kërkua Shkarkimi i Shpend Maxhunit

0
Loading...

Një major dhe një toger nga Policia e Kosovës kanë marrë pjesë në takimin e së mërkurës në Mitrovicën e Veriut, rezultati i të cilit ka qenë kumtesa e cila kërkon dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Shpend Maxhuni.

Zëvendëskryeministri i qeverisë dhe ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq tha brenda takimit se ajo që ndodhi ditën kur në Mitrovicën e Veriut u arrestua shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, nuk është vetëm pika që derdhi gotën e pakënaqësive me raportin me bashkësinë serbe, por është “pika që përçoi porosinë që është koha si kurrë më parë që të gjithë serbët pavarësisht veçantive politike bashkë të nisen në luftën e përbashkët me qëllimin që të ketë më shumë serbë në Kosovë”.

Ai falënderoi për “përkrahjen e pakursyer” që tha se e mori nga Presidenti Vuçiq të martën, një ditë pas këtyre ngjarjeve.

Jevtiq pyeti politikanët që këto ditë patën, siç tha, komente të pahijshme për gjithë rastin: “A e dini si jetojmë ne këtu?”

“Do të kërkojmë përgjegjësi në çdo mbledhje të Kuvendit dhe unë nesër (të enjten) do të shkoj në mbledhjen e qeverisë dhe do t’ua them të gjitha në sy dhe do të kërkoj përgjegjësi prej tyre dhe bashkësisë ndërkombëtare”, tha Jevtiq.

Në takimin e djeshëm në veri, të pranishmit i dhanë ultimatum qeverisë së Kosovës të ndërmarrin hapa për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Takimi i përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës në Mitrovicën e Veriut, 28 mars 2018.

Share.

About Author