Humbë jetën një person pasi bie në kontakt me telat e rrymës

0

Një person nga fshati Peqan i Suharekës ka gjetur vdekjen derisa ishte duke punuar në një pllakë shtëpie.

Sipas Policisë dyshohet se viktima ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar në QKMF-Suharekë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

Share.

About Author