Pakicat në Kosovë kundër Asociacionit të komunave serbe

0
Loading...

Agim Hyseni, nënkryetar i Partisë Demokratike të Ashkalive të Kosovës shprehet se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe cenon karakterin multietnik të Kosovës.

“Kosova përbëhet edhe nga pakica kushtetuese tjera, por që nuk kanë komuna asnjë prej tyre përveç pakicës Serbe edhe Komuna e Mamushës për Komunitetin Turk. Prandaj në Kosovë do të ishte më funksionale që të gjitha Komunitetet të kenë Këshilla Nacionale”, ka thënë Hyseni.

Sipas tij, Asociacioni që aq shumë flitet jo vetëm në opinion por edhe në instanca tona e deri në Bruksel është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në rregullimin e të drejtave për pakicat nacionale.

“Nga e kaluara historike e hidhur në këtë pjesë të Evropës dhe nga reagimet e popullatës dhe të opinionit të gjerë e mbi të gjitha nga gjendja faktike e pakicës Serbe me pesë për qind nuk është dashur të formohet fare Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë pasi në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk ka të formuar këso mekanizmi të bashkësive të Komunave që udhëhiqen nga pakicat së paku nuk kemi njohuri për këtë”, ka thënë Hyseni.

Sipas tij, shtetet me të cilat kufizohet Kosova dhe shtete e tjera të Gadishullit Ballkanik dhe të Evropës lirisht mund të themi janë më multietnike se sa që është Kosova dhe nuk janë me Asociacion të Komunave që udhëhiqen nga pakicat me pesë për qind.

“Nëse është dashur të formohet Asociacione, Rajone, Krahina e të Federalizohet është Serbia duke u bërë me Parlament dydhomësh, pasi ka Rajone e Krahina që ishin dalluar jo vetëm në ish-krahinën e quajtur Jugosllavi por edhe më herët”, ka thënë Hyseni.

“Kurse në Kosovë bëhet luftë politike dhe debat në Parlamentin e Kosovës pro et contra lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë Serbe. Pse nuk praktikohet Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo Asociacion vetëm të pakicës Serbe”, ka thënë ai, duke shtuar se në Republikën e Kosovës është dashur Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo Asociacion vetëm të pakicës Serbe

Share.

About Author