Pas vendimit të turpshëm për shkarkimin e prorektores, nis peticioni për rikthimin e saj

0

Këshilli Drejtues i UP-së në suaza të përgjegjësive të veta statutare, respektivisht nenit 15 të Rregullores së punës së Këshillit Drejtues të UP-së, me votim të fshehtë vendosi sot për shkarkimin nga detyra të prorektores Teuta Pustina-Krasniqi.

Sharkimi erdhi si pasojë e një deklarate të ish-prorektores në lidhje me çështjen e ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës. Edhe pse pati reagime të shumta nga shoqëria civile të cilët kërkuan shkarkimin e Krasniqit, megjithatë ka edhe të atillë që nuk e arsyetojnë këtë, shkruan Indeksonline.

Tashmë në rrjetin social Facebook ka nisur një peticion ku kërkohet rikthimi i Teuta Pustina-Krasniqit në postin që mbante.

Ky peticion është inicuar nga Sefer Zogaj ndërsa në këtë faqe ndër të tjera shkruhet se prorektorja nuk ka ofenduar gjininë femërore, ajo ka të drejtë të flas atë që e mendon, këtë ia garanton liria e shprehjes, vlerë demokratike dhe e shoqërive të emancipuara.

Ky është shkrimi i plotë:

Shumë shqetësuese janë ngacmimet seksuale në UP. Ky fenomen ka kaluar në pasiguri për femrat. Akterët e ngacmimeve seksuale duhet të ndëshkohen nga autoritetet e rendit dhe ligjit.

Sot rektorati i Universitetit të Prishtinës vendosi ta shkarkojë nga detyra prorektoren Teuta Pustina, pas fjalës së saj publike se femrat duhet t’i përmbahen kodit të veshjes, të mos vishen në mënyrë provokative në fakultet.

Ne konsiderojmë se prorektorja nuk ka ofenduar gjininë femërore, ajo ka të drejtë të flas atë që e mendon, këtë ia garanton liria e shprehjes, vlerë demokratike dhe e shoqërive të emancipuara.

Disa feministe radikale paraqitën deklaratën e saj si urdhër, ajo dha sugjerim. Këto botëkuptime ideologjike plasuan mendimet e tyre kinse prorektorja paska imponuar kodin e veshjes.

Veshjet provokative nuk janë e vetmja arsye pse ndodhin ngacmimet seksuale, ka arsye tjera më të theksuara si mendësia primitive. Por, sugjerimi për kod të veshjes duke përfunduar me shkarkim është e papranueshme.

Universiteti i Prishtinës nuk duhet të jetë qerdhe e ideologjive dogmatike. UP duhet të fokusohet tek mendimi kritik dhe vlerat shoqërore si diversiteti e pluralizmi.

Nëse jeni kundër sharkimit të prorektores dhe rrjedhimisht pro rikthimit të saj në atë detyrë të cilën e humbi nga një fjalë goje, nënshkruani këtë peticion./

Share.

About Author