A po rrezikohet të bjerë nesër (e premte) Qeveria?

0
Loading...

Shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, mund t’i sjellë telashe kryeministrit të Republikës, Ramush Haradinjt.

Burime të “Indeksonline” brenda Aleancës Kosova e Re (AKR) thonë se në rast se shkarkohet ministri Sefaj, atëherë kjo parti do ta shqyrtojë largimin nga qeveria “Haradinaj”.

Ndërsa vlen të theksohet se ishte pikërisht partia e Behgjet Pacollit e cila ia siguroi numrat Haradinajt për ta krijuar qeverinë. Vota e Labinot Tahirit dhe Islam Pacollit bënë që shteti ynë  të krijojë ekzekutivin e ri.

Ndryshe, AKR-ja shumë shpejtë pritet që të udhëhiqet nga kryetari aktual, Agim Bahtirit, i cili njihet me afërsi me partinë e Albin Kurtit, Lëvijen “Vetëvendosje”.

Kësisoj, në rast se merret hapi për shkarkimin e Sefajt nga MPB-ja, atëherë gjasat reale janë që qeveria të bjerë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Share.

About Author