Thaçi e krahason Vuçiqin me Kim Jong-Un: Nëse dërgon ushtarë në Kosovë, nuk i kthehen mbrapa

0
Loading...

Presidenti kosovar, Hashim Thaçi e ka krahasuar homologun e tij serb Aleksandar Vuçiqin, me liderin diktatorial të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Thaçi ka thënë se kërcënimet e shtetit të Serbisë ndaj Kosovës i duken sikurse ato të Koresë së Veriut ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë rast, ai ka krahasuar Kim Jong-Un me Aleksandar Vuçiqin.

“Sa i përket kërcënimeve të Serbisë, ta them të drejtën më duken sikurse Kim-Jong i Koresë së Veriut apo kërcënimet e Koresë së Veriut ndaj Amerikës”, ka thënë Thaçi, në një intervistë me “Jeta në Kosovë.

Po ashtu, Thaçi ka thënë se është në dijeni për deklaratat kërcënuese të Vuçiqit. Mirëpo, ka thënë se nëse Vuçiq e dërgon ushtrinë në Kosovë, nuk do t’i kthehen mbrapa asnjë.

“Vuçiq ka thënë se do ta dërgoj ushtrinë në Kosovë. Mirëpo, ata ushtarë më nuk do të ktheheshin, sic ndodhi me trenin”, tha presidenti Thaçi.

Po ashtu, Thaçi ka thënë se nuk ka pasur asnjë bisedë telefonike me presidentin serb.

“Nuk kam pasur asnjë bisedë telefonike. Asnjë bisedë telefonike as edhe një komunikim”, deklaroi ai.

Share.

About Author